Kanë ikur në vitet ’30/ “Qyteza”, historia e fshatit të Jim Belushit që mbeti vetëm me 3 familje

Kamera e emisionit “Real People” me Flori Gjinin në Euronews Albania udhëtoi drejt juglindjes së vendit në fshatin “Qytezë” në komunën Miras në rrethin e Devollit.

Personazhi i kësaj jave ishte Andon Done një ndër banorët që i ka qëndruar besnik kësaj qyteze duke mos u larguar. Gjatë bisedës me të ai zbuloi një sekret të Qytezës ku sipas tij aty e kishte prejardhjen familja e Jim Belushit.

“Po Jim Belushi, familja e tij komplet janë nga Qyteza, puro. Ata kanë ikur që në vitet 1930 por babai im i ka njohur, megjithatë nuk fliste për ta pasi kishte frike të tregonte se të vinte policia dhe ishin gjëra të kufizuara”, thotë Andon Done.

Lajme të tjera |  BE i vendos afate qeverisë për paketën e Medias, Brettel: Të miratohet deri në tetor

Done foli dhe për plagën e shoqërisë, largimin familjeve dhe të rinjve nga fshatrat drejt emigracionit ose qyteteve të mëdha.

Sipas tij Qyteza në kohën e komunizmit kishte pasur rreth 750 banorë dhe 65 shtëpi, në vitet 1990 kishin mbetur 30 familje ndërsa sot që ai fliste vetëm 3

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us