Kaosi në Kuvend, Etika përjashton për 10 ditë 3 deputetë të opozitës

Sekretariati i Etikës ka marrë vendimin për të përjashtuar për 10 ditë nga Kuvendi, 3 deputetë të opozitës.

Vendimi vjen pasi Partia Socialiste i kërkoi Këshillit të Etikës ndëshkimin e 3 deputetëve demokratë, që ishin dhe protagonistë të trazirave në Kuvend.

‘Etika’ përjashtoi deputetët Edmond Spaho, Saimir Koreshi dhe Kastriot Piroli. Socialistët shprehen se deputetët, me veprimet e tyre bënë të pamundur vijimin normal të punimeve në parlament.

Gjatë ditës së djeshme, seanca plenare u përshi nga kaosi dhe tensionet, teksa në hyrje të sallës së Kuvendit pati dhe përleshje fizike mes deputetëve dhe Gardës së Republikës.

Lajme të tjera |  COVID-19 prezent, konfirmohen 6 raste të reja, përjashtohet nënvarianti i ri!

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us