Kaosi në Kuvend / Presidenti i ka nënvizuar vazhdimisht shqetësimet e opozitës, pse Bardhi zgjodhi të sulmojë Begajn?

Presidenti Bajram Begaj iu drejtua sot deputetëve të Kuvendit parmes një mesazhi me rastin e nisjes së sesionit të ri parlamentar, ku i bëri thirrje për gjetjen e gjuhës së përbashkët dhe normalizimin e jetës parlamentare në vend.

Megjithatë deputeti opozitar Gazment Bardhi e akuzoi kreun e shtetit se nuk adresoi krizën politike që prej disa muajsh tashmë ka paralizuar funksionimin normal të parlamentit. Sipas Bardhit, opozitës po i mohohen të drejtat kushtetuese, ndaj edhe Begaj duhet të vinte theksin te ky problem.

Në fakt, këtë shqetësim që ngre sot opozita, presidenti Begaj e ka adresuar disa herë. Në çdo nisje të sesionit parlamentar, Begaj i është drejtuar palëve politike duke kërkuar prej tyre të bëhen pjesë e dialogut konstruktiv, të bashkëpunojnë për të jetësuar reformat e rëndësishme por edhe duke adresuar probleme sociale si largimi i rinisë, apo shqetësimet e sigurisë që solli agresioni rus në Ukrainë.

Lajme të tjera |  Konflikt për qenin! Fqinji plagos çiftin e bashkëshortëve, vetëdorëzohet në Polici: Më shqetësonin të lehurat

Duke nisur që prej vitit 2022, në sesionin parlamentar të vitit 2023 dhe kështu me radhë, presidenti Begaj ka vënë vazhdimisht theksin te rëndësia e dialogut parlamentar, në mënyrë që Kuvendi të jetë vendi ku ka shkëmbim të ideve dhe diskutime konstruktive mes pozitës dhe opozitës.

Edhe sot, ndryshe nga sa pretendon Bardhi, mesazhi i Presidentit Begaj kishte në qendër të tij të theksonte rëndësinë e nevojës për një opozitë që me zërin, argumentet e saj përballet në debate me ide dhe argumente.

Sesioni i ri parlamentar nisi sot sërish me kaosin e shkaktuar nga deputetët e grupimit të ish-kryeministrit Sali Berisha, të cilët bllokuan foltoren dhe hapën zhurmues duke bërë që maxhoranca të miratojë me shpejtësi çështjet e ditës dhe të deklarojë seancën e mbyllur.

Lajme të tjera |  Raporti/ Rama: Shqipëria në krye të Europës për rritjen e flukseve turistike, +136% krahasuar me periudhën para pandemisë

Në seancën e sotme ishte parashikuar të fliste presidenti Bajram Begaj, ndërsa të pranishëm ishin edhe diplomatë e ambasadorë të huaj në Tiranë, ndër ta ai i Mbretërisë së Bashkuar dhe Gjermanisë.

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us