Kapen 1.5 kg kokainë në Tiranë, në pranga 2 persona, pamje nga ‘laboratori’ ku e bënin gati për shitje

 Dy persona janë vënë në prangat e policisë në Tiranë, pasi u është gjetur një sasi prej rreth 1.5 kilogramë lëndë narkotike, e llojit kokainë.

Në kuadër të operacionit të koduar ‘Astir’ u arrestuan Envis Gorellari, 37 vjeç, dhe Fatjon Çiçi, 33 vjeç, të dy banues në Tiranë si dhe është shpallur në kërkim bashkëpunëtori i tyre i  identifikuar si B.K.

Shërbimet e Policisë lokalizuan dy personat e arrestuar në zonën e Bulevardit të Kasharit, dhe më pas kontrolluan edhe banesën e tyre, ku u gjet pjesa më e madhe e lëndës narkotike.

Njoftimi i policisë:

Në kuadër të operacionit mbarëkombëtar antidrogë “Tempulli 2”, u finalizua me sukses operacioni policor i koduar “Astir”.  Sekuestrohen rreth 1 kg e 500 gramë lëndë e dyshuar narkotike kokainë.

Operacioni u zhvillua nga Seksionin për Hetimin e Narkotikëve në bashkëpunim me Forcën e Posaçme Operacionale në DVP Tiranë. 

Vihen në pranga 2 shtetas, shpallet në kërkim bashkëpunëtori i tyre.

Shërbimet e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve në bashkëpunim me Forcën e Posaçme Operacionale në DVP Tiranë, në vijim të operacioneve të njëpasnjëshme për goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e narkotikëve, të mbështetura nga inteligjenca operative, kanë organizuar dhe kanë finalizuar operacionin policor të koduar “Astir”.

Si rezultat i këtij operacioni u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasve  E. G., 37  vjeç, dhe F. Ç., 33 vjeç, të dy banues në Tiranë.

Gjithashtu, vijon puna për kapjen e shtetasit B. K., i dyshuar si bashkëpunëtor i dy të arrestuarve.

Shërbimet e Policisë, kanë lokalizuar në Bulevardin e Kasharit, shtetasit E. G., dhe F. Ç. Gjatë kontrollit fizik dhe të banesës së shtetasit E. G., shërbimet e Policisë, i gjetën rreth 1 kg e 500 gramë lëndë të dyshuar narkotike kokainë.

Lënda narkotike së bashku me dy aparate celulare dhe një automjet, u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Punohet për kapjen e shtetasit B. K.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme. 

Lajme të tjera |  Zbardhet raporti, zgjedhjet i mbajtën Ramës arkën plot

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us