Policia kufitare ka arrestuar N.P nga Podgorica. (41 vjeç), i cili dyshohet se tentoi të kontrabandonte pothuajse 65 kilogramë marijuanë nga Shqipëria në Mal të Zi.
Administrata e policisë njoftoi se efektivët e policisë kufitare mëngjesin e së shtunës kanë pikasur dy persona, të cilët mbanin thasë përgjatë shtegut nga territori i Shqipërisë në drejtim të Malit të Zi, të cilat më pas ia kanë dorëzuar një personi të panjohur, i cili i ka ngarkuar thasët në automjetin e tij dhe u nis drejt shtetit malazez.
“Në rrugën nga Grabomi për në Dinoshë, punonjësit e policisë kanë ndaluar mjetin në fjalë, i cili drejtohej nga N.P.(41 vjeç) nga Podgorica. Pas kontrollit të automjetit, policia gjeti dhe sekuestroi 60 pako PVC me lëndë bimore me ngjyrë të gjelbër të errët, e cila dyshohet se është lëndë narkotike marihuanë, me peshë totale rreth 64.8 kg”,tha policia.
I arrestuari N.P., automjeti dhe droga iu dorëzuan zyrtarëve të Departamentit të Sigurisë së Podgoricës, të cilët me urdhër të prokurorit të shtetit në Prokurorinë e Lartë të Shtetit në Podgoricë, arrestuan qytetarin, nën dyshimin se ka kryer veprën penale – prodhimi, posedimi dhe shpërndarja e paautorizuar e drogave./Vijesti -ZËRI/