Kapi prej hunde trajnerin Okan Buruk, në Turqi marrin vendimin për Jose Mourinho

Në Turqi është marrë vendimi për Jose Mourinho. Portugezi është pezulluar me 3 ndeshje pas incidentit të ndodhur me trajnerin e Galatasarayt, Okan Buruk.

Mourinho pas humbjes 2-1 që Fenerbahce mori ndaj Galatasarayt, nuk nguroi të kapte prej hunde trajnerin e kundërshtarëve. Buruk ra menjëherë në tokë, duke mbulur fytyrën me duar.

Gjë e cila është dënuar nga Komisioni i Etikës në Turqi. Përveç se është dënuar me 3 ndeshje pezullim, ish-trajneri i Romës ka marrë edhe 292,500 lira turke (rreth 5,955 £) gjobë.

Lajme të tjera |  Nga Seria A zbret në B, zbulohen detajet e operacionit të futbollistit të Kombëtares me klubin italian

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us