“Kaq budalla e dini Ramën, që t’ju japë qeveri teknike?”/ Flamur Noka: Zgjedhjet nuk do të njihen, si në Serbi!

Flamur Noka thotë se zgjedhjet në Shqipëri ishin më keq se në Serbi dhe për këtë arsye nuk do të njihen.

Biseda në studio: 

Ylli Rakipi: Edhe para zgjedhjeve kishit kërkuar qevveri teknike dhe nuk e morët. Tani kërkoni sërish qeveri teknike. Kaq budalla e dini Ramën ju që të pranojë qeveri teknike? Si e impononi ju qeverinë teknike?

Flamur Noka: U zhvilluan zgjedhjet në Serbi. Raporti i OSBE/ODHIR për zgjedhjet në Shqipëri është disa herë më i zi se në Shqipëri. Sot e kësaj dite zgjedhjet në Serbi nuk janë njohur.

Ylli Rakipi: Tani mos merr zgjedhjet e gjithë botës. Unë po të them Edi Ramën si e detyron ti për qeveri teknike?

Lajme të tjera |  "Kush të tha të flasësh?" - Flet për herë të parë Ylli Manjani: Pse ika nga qeveria Rama

Flamur Noka: Unë përgjigjem për ato që di.

Ylli Rakipi: Doktori shkollën më të mirë që ka krijuar është kjo, nuk ka rëndësi pyetja, jep përgjigjen që do.

Flamur Noka: Ne kemi mbledhur pafund dokumenta, plus atyre që ka OSBE/ODHIR. Po bëjmë dosje të farsës dhe po e përcjellim.

Ylli Rakipi: Ti thua më kanë vjedhur votat, nxirr njerëzit aty. Ti nuk je historian që mbledh dokumenta.

Flamur Noka: Nëse bëjmë atë që thua ti i bie të jemi analistë. Ne do të bëjmë ato që gjykojmë.

Ylli Rakipi: Ti thua më ka vjedhur Rama me farsë. Nxirri njerëzit dhe të ikë të fshihet Edi Rama.

Lajme të tjera |  Sot Kurban Bajrami! Pamjet me dron të faljes tek Bulevardi 'Dëshmorët e Kombit'!

Flamur Noka: Mos më këshillo por më lër. Autokracitë, narko-regjimet, kërkojnë konsistencë në betejë. Qartë? Delegjitimim të kësaj farsë. Hapi i parë.

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us