Karamuço: Shefi i arrestuar i Rrugores Roven Zeka, u kërcënua nga një biznesmen i fuqishëm 2 javë më parë

SPAK lëshoi sot urdhër-arrest për shefin e qarkullimit rrugor të Tiranës, Roven Zeka, Sokol Novakun, shef i Sektorit të Aksidenteve në Policinë Rrugore dhe Edison Tabakun, oficer i Policisë Gjyqësore.

Profesori i Kriminalistikës, Ervin Karamuço tha në emision “Review” se në rastin e kreut të qarkullimit Roven Zeka bëhet fjalë për firmosje të akteve në kundërshtim me ligjet për të rregulluar skenën e një aksidenti, ndaj akuza e ngritur ndaj tij është ajo e shpërdorimit të detyrës. Ndërkohë, sa i përket 2 zyrtarëve të tjerë ndaj tyre rëndon akuza e korrupsionit pasiv.

“Është rënë dakord për pagesën e një shume që të rregullohet skena e një aksidenti, aktet që ai ka firmosur konfirmojnë shpërdorimin e detyrës, nuk dihet a ka mbërritur te ai shuma e parave. Ka shumë vite që policia ka probleme me aktet korruptive, sidomos policia rrugore

Nuk kemi pasur deri tani një goditje të këtij niveli, ka edhe drejtues policie që kanë rimarrë në dorë situatën e një kaosi të shumë bizneseve dhe ndaj kanë nisur përplasje. Kemi pasur vitin e kaluar përplasje mes biznesmenëve të fuqishëm dhe shefave të policisë rrugore në Tiranë dhe rrethe. Ka pasur deri në kërcënime dhe shantazhe nga një prej biznesmenëve më të mëdhenj në vend, që e ka kërcënuar Zekën duke i thënë që ti nuk do jesh më. Ka rreth 2 javë që këtë pretendim Zeka e ka referuar te eprorët, por a ka lidhje me akuzën e SPAK, këtë nuk e dimë”, tha Karamuço.

Lajme të tjera |  Reagimi viral gjatë deklaratës së Berishës për tavanin, flet Ndriçim Guni, artizani i qelesheve në Krujë

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

FocusNews © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Contact Us