‘Karma rikthen’! Berisha: Njeriu që firmosi ‘non gratën’ time, tani është ‘non grata’ në vendin e tij

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha në bashkëbisedimin e tij me qytetarët ka komentuar, masën ‘non grata’ e vendosur ndaj tij. Berisha u shpreh se personit që i vendosi non gratën (referuar Blinken) ju rikthye karma pasi vetë ai është non grata tashmë në vendin e tij.

Ish-kryeministri Sali Berisha u shpall non-grata në vitin 2021 nga Departamenti Amerikan i Shtetit bashkë me familjen e tij. Lajmi u dha nga Sekretari Amerikan i Shtetit, Anthony Blinken, i cili njoftoi zyrtarisht se Berisha ka minuar demokracinë dhe se gjatë ushtrimit të detyrës së kryeministrit është përfshirë në afera korruptive dhe ka pasuruar aleatët e tij politikë. Po i njëjti vendim u ndoq gati një vit më pas nga ana e Britanisë së Madhe. Por rikthimi i Donald Trump në Shtëpinë e Bardhë ka ngjallur shpresë tek Sali Berisha, për të hequr njollën e non grata-s amerikane.

Lajme të tjera |  "Blindohen" burgjet për zgjedhje, mbi 3 mijë të dënuar me të drejtë vote

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

FocusNews © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Contact Us