Kartonët dhe dëmtimet “fikin” Bledi Shkëmbin, trajneri i Tiranës “pa plan” drejt Lushnjës

Bledi Shkëmbi do ta ketë shumë të vështirë në Klasiken përballë Vllaznisë. Trajnerit të bardhebluve i duhet të “ripërgatisë” planin pasi dy mungesa janë të sigurta, teksa një tjetër lojtar të është në dyshim.

Florjan Përgjoni i dëmtuar dhe Qëndrim Ismajli i cili ka plotësuar numrin e kartonëve të verdhë janë dy mungesat e sigurta për Tiranën. Megjithatë në dyshim për këtë sfidë është dhe Ermal Meta, i cili do të linte shumë boshllëqe në repartin e mesfushës.

Në këto kushte, trajneri Shkëmbi duhet të mendojë sa më për për një tjetër plan kundër shkodranëve.

Kujtojmë që sfida Tirana – Vllaznia e vlefshme për javën e 11-të të Superiores do të zhvillohet këtë të mërkurë. Ndeshja do të luhet në stadiumin “Roza Haxhiu” të Lushnjës duke nisur nga ora 14:00.

Lajme të tjera |  Pritet konfirmimi në orët e ardhshme, Amir Rrahmani do të bëhet me shok të ri ekipi

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us