Kanë përfunduar të gjitha ndeshjet e Kategorisë së Dytë. Në 8 sfidat e ditës së sotme janë shënuar 15 gola.
Fitore kanë siguruar skuadra e Luzit 2-0 ndaj Besëlidhjes, me lezhjanët që surprizohen në shtëpi. Po 3 pikët ka marrë edhe Sopoti ndaj Naftëtarit, ku kanë triumfuar 1-0. Po me këtë rezultat ka fituar edhe Iliria ndaj Basanias.
Ndërkohë 3-1 ka fituar Devolli kundër Memaliajt, 2-1 ka fituar edhe Butrinti ndaj Trubinës, teksa 2-2 ka përfunduar përballja mes Këlcyrës dhe Delvinës. Nuk ka gola në sfidat e tjera Maliqi – Shkumbini dhe Luftëtari – Oriku, me ekipet që ndajnë nga 1 pikë pas javës së 10-të të kampionatit.
NDESHJET:
GRUPI A
BESËLIDHJA-LUZI 2008 0 – 2 (Laho 55′, Goga 83′)
NAFTËTARI-SOPOTI 0 – 1 (Amoumane 51′)
BASANIA-ILIRIA 0 – 1 (Pergjoni 51′)
GRUPI B
LUFTËTARI-ORIKU 0 – 0
MALIQI-SHKUMBINI 0 – 0
TURBINA-BUTRINTI 1 – 2 (Ben Ahmad 85’/ Bocaj 13′, Onuh 60′)
KËLCYRA-DELVINA 2 – 2 (Marques 60′, 70’/ Carcani 50′, Boni 64′)
MEMALIAJ-DEVOLLI 1 – 3 (Hysi 29’/Ivani 29′, Ibrahimi 51′, Martins 54′)