Kategoria e Dytë/ Nuk ka surpriza në grupin A, fitojnë Sopoti dhe Iliria, Besëlidhja ia del në transfertë (REZULTATET)

Ditën e sotme janë zhvilluar ndeshjet e grupit A të Kategorisë së Dytë. Në 6 sfidat e zhvilluara sot, u shënuan 15 gola.

Iliria fitoi në transfertë 2-4 përball skuadrës së Albanëve, ndërsa po në transfertë Besëlidhja triumfoi 0-1 kundër ekipit të Naftëtarit. Ndërsa Gramshi dhe Adriatiku barazuan 1-1.

Në 3 ndeshjet e tjera, Murali u mposht 0-3 në shtëpi nga Basani, ndërsa Sopoti fitoi me rezultatin 2-0 në shtëpi ndaj Veleçikut. Ndërsa sfida mes Luzit dhe Tërbunit, përfundoi 1-0.

REZULTATET:

Gramshi 1-1 Adriatiku

Luzi 1-0 Tërbuni

Sopoti 2-0 Veleçiku 

Naftëtari 0-1 Besëlidhja

Albanët 2-4 Iliria

Murlani 0-3 Basania

Lajme të tjera |  Gara për “Topin e Artë”, favorit nuk është as Lautaro Martinez dhe as Lamine Yamal

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

FocusNews © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Contact Us