KATEGORIA E DYTË/ Të shtunë e të dielë, ekipet e grupit A dhe B do të luajnë ndeshjet e javës së 3-të (NDESHJET)

Ashtu si Superiorja dhe Kategoria e Parë edhe Kategoria e Dytë në fundjavë do të luajë ndeshjet e radhës. Kështu të shtunën dhe të dielën do të zhvillohen ndeshje e javës së 3-të, ku ekipet e grupit A dhe B do të zbresin në fushë për të kërkuar 3 pikët.

6 ndeshje do të luhen ditën e shtunë. Saktësisht ekipet e grupit A do të marrin skenën, përballje këto që do të luhen në orën 14:00. Tërbuni do të presë Basanian, ndërsa Adriatiku do të luaj në transfertë ndaj Veleçikut. Besëlidhja – Iliria është një jetër duel i luftuar i kësaj jave. Gjithashtu vëmendjen do ta marrin edhe sfidat Naftëtari – Murlani, Sopoti – Albanët dhe Luzi – Gramshi.

Lajme të tjera |  FOTO/ Në prag të merkatos, kampioni i Egnatias përfundon në Emiratet e Bashkuara Arabe

Ndërkohë të dielën është radha e skuadrave të grupit B për të kërkuar fitoren. Memaliaj – Maliqi, Këlcyra – Tomori, Turbina – Shkumbini, Butrinti – Orikumi dhe Delvina – Devolli do të luhen në të njëjtën orën, 14:00. Këtë javë pushim do të jetë skuadra e Luftëtarit.

NDESHJET E JAVËS SË 3-TË:

GRUPI A:

TËRBUNI – BASANIA

VELEÇIKU – ADRIATIKU

BESËLIDHJA – ILIRIA

NAFTËTARI – MURLANI

SOPOTI –ALBANËT

LUZI – GRAMSHI

GRUPI B:

MEMALIAJ – MALIQI

KËLCYRA – TOMORI

TURBINA – SHKUMBINI

BUTRINTI – ORIKU

DELVINA – DEVOLLI

LUFTËTARI – pushim

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

FocusNews © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Contact Us