KATEGORIA E PARË/ 3 ekipet e kreut nuk “falin”, Korabi dhe Erzeni nuk dinë të ‘fitojnë’ (REZULTATET)

Janë mbyllur 4 ndeshjet e sotme të vlefshme për javën e 15-të të Kategorisë së Parë. Në këto 4 sfida, janë shënuar 12 gola.

Kastrioti u mposht minimalisht me rezultatin 0-1 nga Besa. Në krahun tjetër, skuadra e Flamurtarit nuk gaboi në shtëpi duke fituar me rezultatin e pastër 2-0 ndaj ekipit të Kukësit.

Në ndeshjet e tjera, Valbona dhe Vora e mbyllën mes spektaklit të 7 golave. Ekipi i Vorës triumfoi 3-4. Ndërsa Korabi “ngec” duke barazuar 1-1 kundër Erzenit.

NDESHJET:

KASTRIOTI – BESA 0 – 1  ( Oliviera 31′)

FLAMURTARI – KUKËSI 2 – 0 (Ememe 75′, Beqja 80′)

VALBONA – VORA 3 – 4 (Wahab 1′, Farruku 15′, Da Silva/ Ruzgis 35′, Shehi 44′, Kasalla 45+1′, Ismaili 47′)

Lajme të tjera |  E KRYER/ Ivan Rakitic i “fiksuar” pas talentit kuqezi, ish-ylli i Barcelonës "rrëmben" shqiptarin nga Premier League

KORABI – ERZENI 1 – 1 (Buci 16′ / Duraku 79′)

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us