Kategoria e Parë/ Ekipet e kreut nuk zhgënjejnë, Vora dhe Besa “fotokopje” e Flamurtari luan “poker” në Lushnjë

Kanë përfunduar të gjitha ndeshjet e vlefshme për javën e 28-të të Kategorisë së Parë. Në sfidat që u zhvilluan ditën e sotme, u shënuan 12 gola.

Vora ia doli që të triumfonte minimalisht në transfertë përballë Kastriotit, ndërsa Burreli fitoi po 1-0 në shtëpi përballë Erzenit. Në ndeshjen e Pogradecit, vendasit u mposhtën 0-1 nga Besa e Kavajës.

Ndërkohë që në 3 sfidat e tjera Flamurtari triumfoi 0-4 në transfertë ndaj Lushnjës, ndërsa Apolonia mposhti 2-1 Valbonën. Në sfidën tjetër, Korabi dhe Kukësi barazuan 1-1.

NDESHJET dhe REZULTATET:

13:00/ KASTRIOTI – VORA 0 – 1 (Skenderi 18′)

14:00/ BURRELI – ERZENI 1 – 0 (Ferruku 35′)

14:00/ POGRADECI – BESA 0 – 1 (Nonato 38′)

14:00/ LUSHNJA – FLAMURTARI  0 – 4 (Shkurtaj 12′, Hasa 35′, Cobian 70′, Bangaly 73′)

14:00/ APOLONIA – VALBONA 2 – 1 (Umejiego 43′, Maksuti 68′ / Xhabafti 11′)

14:00/ KORABI – KUKËSI 1 – 1 (Disha 17′ / Avdiu 79′)

 

Lajme të tjera |  U kryqëzua nga tifozët pas humbjes me Interin, reagon për herë të parë Ronald Araujo: E pranoj, dhemb shumë

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

FocusNews © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Contact Us