Katër të sakrifikuar për Serbinë: UEFA detyron Sylvinho-n që të ketë në dispozicion vetëm 23 lojtarë

Duke nisur nga e hëna e 2 qershorit, trajneri Sylvinho do të ketë në dispozicion futbollistët për sfidën ndaj Serbisë. Një grup prej 27 lojtarësh janë thirrur për dy sfidat e muajit qershor, por vetëm 23 prej tyre do të gjejnë vend në listën zyrtare, kjo për shkak rregullave të UEFA-s. Sipas gjasave, një prej atyre që do të sakrifikohet dhe do e ndjek sfidën nga tribunat e “Arenës Kombëtare” do të jetë portieri, Mario Dajsinani.

Gardiani i kampionëve të Superligës rikthehet pas 3 vitesh në kombëtare, teksa nuk besohet të ketë rol protagonisti kundrejt emrave si Strakosha, Kastrati dhe Sherri. Edhe në mbrojtje konkurrenca është e lartë. Në mesin e atyre që do shoqërojë atë mendohet të jetë Adrian Bajrami, kjo ndikuar edhe nga hapësirat e pakta që ka gjetur te Benfica


I treti i sakrifikuar  mund të jetë Adrion Pajaziti, me fantazistin që do e ketë të vështirë për të fituar balotazhin me emra “BIG” në mesin e fushës, si Ramadani, Asllani dhe Bajrami, por dhe zbulimi i këtij viti në urdhërata e teknikut Sylvinho, Juljan Shehu. Ndërkaq, një tjetër i sakrifikuar pritet të bëhet sërish nga mesi i fushës, për të zbritur numrin e futbollistëve në dispozicion të Sylvinhos në 23.

Lajme të tjera |  Luis Enrique i trembet rivalit: Do të jetë e vështirë kundër Interit me Martinez dhe Thuram në sulm

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us