Gjykata Europiane e të Drejtave të Njeriut ka pranuar kërkesën e Fredi Belerit për të shqyrtuar parregullsitë gjatë arrestimit dhe paraburgimit të tij dy ditë para zgjedhjeve bashkiake në Himarë, raporton media greke Kathimerini.
GJEDNJ-ja ka caktuar datën 26 qershor, për shqyrtimin e kërkesës së eurodeputetit Beleri, për t’i dhënë një zgjidhje përfundimtare çështjes.
“Vendimi paraprak i Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut, me të cilin ankimi im ndaj paraburgimit tim të paligjshëm dy ditë para zgjedhjeve bashkiake në Himarë konsiderohet i vlefshëm në parim, është një shfajësim i parë, por në të njëjtën kohë edhe i madh.
Arsyetim për besimin tim të palëkundur në acquis evropiane dhe në demokraci. Arsyetim për strategjitë kundër meje, por edhe kundër vullnetit të minoritetit etnik grek. Shfajësim, më në fund, për ata që vazhdojnë të luftojnë për shtetin e së drejtës dhe institucionet në Shqipërinë aderuese.
Falenderoj avokatin tim, profesor z. Nikos Alivizato, i cili me ekipin e tij trajtoi rastin. Sot u bë fillimi, për të rikuperuar atë që fituam në mënyrë demokratike dhe na privuam me grushte shteti.”, tha Beleri.