Kazino, bare e koncerte/ Neymar udhëtim 3-ditor me krocerë

Futbollisti nga Brazili, Neymar ka menduar që të shijojë pushimet, ndërkohë që është i dëmtuar. Anija e lundrimit me Neymar dhe fansat e tij u nis nga Santos këtë të martë, për një udhëtim tre-ditor në brigjet braziliane. Në bordin e një varke të madhe, lojtari i Seleçaos, aktualisht i dëmtuar, do të festojë me mijëra njerëz, që kanë paguar shtrenjtë për të jetuar këtë përvojë origjinale.

“Ney në det të hapur”, quhet projekti argëtues. Koncepti është befasues, por ka tërhequr mijëra njerëz, të cilët nuk kanë ngurruar të nxjerrin librezën e çeqeve, për të marrë pjesë në këtë edicion të parë të lundrimit të imagjinuar nga Neymar dhe miqtë e tij. Në bordin e një varke të madhe, të quajtur “MSC Preziosa”, lojtari i Seleçãos dhe fansat e tij u larguan nga Santos këtë të martë vonë pasdite për një udhëtim tre-ditor në brigjet e Brazilit. Anija e pushimeve do të arrijë në jug të Rios, përpara se të kthehet në vendlindjen e dribluesit 31-vjeçar të premten.

Lajme të tjera |  Ideja e çmendur e Silvinjos, Arlind Ajeti mund të nevojitet në mesfushë kundër Çekisë

“Do të jenë tri ditë dhe tre netë guximi dhe gëzimi, duke festuar, me gjëra që Ney-i ynë do më shumë jashtë fushës”, premton uebfaqja zyrtare e lundrimit. Për ta siguruar këtë, tre festa janë në program për udhëtimin: një e bardhë, një e zbukuruar dhe një tropikale. Pjesën tjetër të kohës, pasagjerët do të jenë në gjendje të shijojnë objektet luksoze në bord, ku ka një kazino, bare, dyqane suveniresh, dhoma lojërash, rrugica bowling, një kinema 4D, një park ujor, një kalceto, një spa dhe aty janë edhe sallat e performancës.

Neymar në rehabilitim të plotë pas operacionit në gju

Gjatë gjithë udhëtimit do të organizohen aktivitete. Do të zhvillohen koncerte me personalitete të skenës muzikore braziliane. Neymar do të vijë për të takuar publikun gjatë mbrëmjeve dhe eventeve të caktuara. Pasagjerët duhej të paguanin nga 1000 deri në 6000 euro për të hipur në këtë lundrim origjinal.

Lajme të tjera |  Vetëm 31 vjeç, mbrojtësi i Greqisë gjendet i vdekur në pishinën e banesës në Athinë. Si u zbulua ngjarja tragjike

Pasi u largua nga PSG për t’iu bashkuar kampionatit të Arabisë Saudite, duke nënshkruar për Al Hilal verën e kaluar (90 milionë euro), Neymar u dëmtua rëndë gjatë një ndeshjeje midis Uruguait dhe Brazilit më 17 tetor, në kualifikueset e Kupës së Botës 2026. Numri 10 iu nënshtrua një operacioni. Ai ka nisur një rehabilitim të gjatë dhe ndoshta nuk do të luajë më për këtë sezon.

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us