Kë do të vrisnin? Policia e Lezhës parandalon ngjarjen e rëndë: Vëzhguan…

Një 36-vjeçar u arrestua nga policia e Lezhës, pasi gjatë një kontrolli iu gjet në makinë një armë zjarri.

Blutë njoftuan se në momentin e arrestimit, 36-vjeçari i identifikuar si Xhon Sari, banues në Pogradec, kishte në armën e tij një plumb në fole gati për qitje.

Më tej, nga kontrollet në një automjet tip “Golf”, në rrugën “Fran Ivanaj”, Shëngjin, gjithashtu në pronësi të këtij shtetasi, u gjetën 18 fishekë të tjerë.

Njoftimi: 

Goditje të njëpasnjëshme armëmbajtjes pa leje, në vijim të megaoperacionit “Sundimi i ligjit”.

Finalizohet operacioni policor i koduar “Kalibri”, nga Forca e Posaçme “Shqiponja” e DVP Lezhë.

I armatosur me pistoletë me fishek në fole, gati për qitje, arrestohet 36-vjeçari, sekuestrohen arma e zjarrit, municion luftarak dhe 2 automjete të këtij shtetasi.

Lajme të tjera |  Edi Paloka: Si mund të kërkoni dorëheqjen e Berishës, ai e mori PD dhe e mbajti në krahë. Ne jemi fajtorë, jo ai

Si rezultat i kontrolleve në të gjithë territorin e qarkut dhe i punës së inteligjencës policore, që po kryhen në kuadër të megaoperacionit “Sundimi i ligjit”, shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja” të DVP Lezhë organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Kalibri”.

Gjatë operacionit, në rrugën e Kunes, Shëngjin, shërbimet e Policisë ndaluan për kontrolle, automjetin tip “BMW”, me drejtues shtetasin Xhon Sari. Nga kontrollet, këtij shtetasi iu gjet 1 armë zjarri pistoletë, me fishek në fole, gati për qitje.

Më tej, nga kontrollet në një automjet tip “Golf”, në rrugën “Fran Ivanaj”, Shëngjin, gjithashtu në pronësi të këtij shtetasi, u gjetën 18 fishekë të tjerë.

Në përfundim të veprimeve procedurale u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit Xh. S., 36 vjeç, banues në Pogradec, për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.

Lajme të tjera |  Këmbimi valutor 7 qershor/ Me sa blihen e shiten dollari dhe euro, çfarë ndodh me monedhat e tjera

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, për veprime të mëtejshme.

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us