Deputetja e Partisë Demokratike që nuk do të jetë pjesë më pjesë e Kuvendit prej muajit shtator, Flutura Açka ka reaguar pas kërcënimit të avokatit të Sali Berishës, Genc Gjokutaj ndaj deputetëve të PD-së.
Në një reagim në Facebook, Açka shprehet se të gjithë luftën e ka me Gazment Bardhin dhe disa deputetët të tjerë, duke ngritur pyetjen nëse ky është qëndrimi zyrtar i Partisë Demokratike.
Ajo ironizon dhe gjendjen e brendshme në PD, duke e quajtur atë “tokë e xanun”.
“Nuk kam fjalë!
Shpjegimet i kanë të gjitha vetë këto fjalë. E të mendosh që të tillë ankohen gjithë ditën se drejtësia bën politikë.
Ky ēshtë kërcënim publik!
A është ky qëndrim zyrtar i PD-së?
Të gjithë luftën duket se e kanë me Gazin dhe shokët é tij. Po partinë prej Gazit, dhe një shoqe të Gazit, e keni ore tē uruar!
PD, tokë e xanun!
Demokratë të të gjitha halleve, çduroni!
T’ju ketë nisur java mbarë!”, shkruan Açka.