Këmbanat bien pas 5 vitesh në ‘Notre Dame’! Liderët bëhen bashkë në Paris, mes tyre edhe Rama

Për herë të parë në pesë vjet, kambanat e Katedrales Notre Dame kanë filluar të bien. Tingulli shënon fillimin e ceremonisë së rihapjes së vendit të adhurimit pas zjarrit shkatërrues më 15 prill 2019. Në fjalimit e tij për inaugurimin e katedrales Notre-Dame, Presidenti Emmanuel Macron shprehu të gjithë “mirënjohjen e Francës për ata që shpëtuan, ndihmuan dhe rindërtuan Notre-Dame”.

“Për 5 vjet çdo burrë, çdo grua që punoi këtu, çdo gjest nga çdo cep i largët i botës ishte i nevojshëm. Kambanat që kanë shoqëruar historinë tonë po bien përsëri. Ne duhet ta vlerësojmë si thesar këtë mësim brishtësie, përulësie dhe vullneti dhe të mos harrojmë kurrë se sa shumë ka çdo person dhe se si madhështia e kësaj katedrale është e pandashme nga puna e të gjithëve”, tha Macron në ceremoninë e rihapjes.

Simboli i katedrales së Parisit, i shkatërruar pjesërisht nga zjarri i 15 prillit 2019, rihapi dyert sot në praninë e mbi 40 liderëve botërorë, duke përfshirë presidentin e zgjedhur të Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, presidentin e Republikës italiane, Sergio Mattarella dhe kryeministren, Giorgia Meloni, gjithashtu kryeministrin Edi Rama, presidentin ukrainas, Volodymyr Zelensky si dhe shumë liderë evropianë dhe afrikanë.

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us