Pushimet nuk duket se kanë shkuar aq mirë për një çift shqiptar të cilët kishin vendosur të kalonin fundjavën në Masris. Doganierët e Dax në Francë kanë vënë në pranga një çift shqiptarësh të cilëve u është gjetur një shumë të madhe eurosh të padeklaruara, raportojnë mediat e huaja.
Doganierët kanë ndaluar mjetin ku ndodhej çifti i shqiptarëve në autostradën “A63”, ku ata janë shprehur se po udhëtonin për fundjavë nga Gjermania për në Madrid të Spanjës. Gjatë kontrollit në bagazhin e makinës është gjetur një pjesë metalike e cila ishte prerë. Brenda saj është gjetur një vend i fshehtë ku ndodheshin 340 mijë euro “cash”, të prerjeve 20 dhe 50.
Me dyshimet se paratë janë të ardhura nga droga, dy shqiptarët janë arrestuar ndërkohë që hetimet i vijon sektori kundër narkotikëve i policisë gjyqësore të Bayonne.