‘Kemi dy maniakë në shtëpi’, ç’ndodhi mes Jetmirit, Liamit dhe Heidit: Po nuk e mbajte përdredhjen shko në banjo

Një klip i montuar me momente të ndryshme, u shfaq në spektaklin e mbrëmjes së djeshme në Big Brother, ku Liami dhe Jetmiri, duket se kishin bërë një skenar, për të ngacmuar dhe vënë në siklet Heidin. Jetmiri u distancua nga ky plan, ku tha se nuk ishte pro ngacmimit të Heidit nga Liami, dhe sipas tij, ai ishte futur në grackë dhe nga vetë vëllai i madh. Kjo situatë nuk është pritur aspak mirë nga Romeo dhe Heidi, të cilët i quajtën dy banorët maniakë.

Heidi: Janë dy maniakë

Arbër Hajdari: Ishte skenar i shëmtuar nga ana e Liamit

Romeo: Mos më ngri i zërin, njeri i pështirë

Jetmir: Qepe, pusho!

Ori Nebiaj: Dua ta besoj që nuk ka qenë një skemë dashakeqe, realisht do ta kem ta pamundur ta besoj që ti je ky nivel. Ajo super goca e ka zberthyer skemën.

Lajme të tjera |  Parashikimi i horoskopit 8 qershor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

Romeo: Unë kur shikoj atë gocën të ndryshur aty në divan nga këta të dy, nuk jam rehat fare

Ori: Këto situata që po diskutoni, janë situata i kemi përjetuar dhe sulmet na kanë ardhur me konotacione mos mu përdridh, secila nga ne e ka treguar vendin e vet, mos na ktheni pas në kohë me deklarata frikë, Heidi nuk trembët

Të ashpra kanë qenë dhe reagimet e dy opinionistëve, me deklaratat e Liamit, se Heidi përdridhej para tij.

“Skenë e shëmtuar, nuk di çfarë fjale ti vendos. Jam e lumtur me reagimin e gocave përveç Françeskës. Ai burrë që nuk e mban dot përdredhjen të shkojë në banjë dhe të qajë”, tha Ori Nebiaj.

Lajme të tjera |  Parashikimi i horoskopit 8 qershor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

“Edhe kur i thua shife si ec, nuk kam parë ndonjë gjest te ecja e saj, më duket normale, prandaj se mendoj se është tendencioze. Bëhet fjalë për striptizëm, ai të tërhiqet sa të dojë sot”, tha Arbër Hajdari.

“Unë e pata për sfilatë, nuk thashë gjë për të keqe”,tha Meritoni.

“Ky mllefi i Liamit më tmerron. Më e tmerrshme është ta mbështesësh këtë dhe ta justifikosh, kaq”, tha Heidi.

“Kemi dy maniakë në shtëpi”, tha Romeo.

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us