“Kemi rënë dhe jemi ringritur, do ta bëjmë sërish”, Moriero pas humbjes: Kemi përpara 5 finale

Elbasani arriti një fitore të rëndësishme ndaj Laçit me rezultatin minimal 1-0 në ndeshjen e vlefshme për javën e 31-të të Superiores. Në përfundimin e takimit, trajneri i kurbinasve Francesco Moriero doli kë prononcim për mediat.

“Pësuam gol në një goditje këndi, një situatë që e kishim studiuar gjatë gjithë javës. Elbasani thuajse nuk ka bërë asnjë goditje në portë, të rikuperosh një gol është e vështirë. Gabuam shumë gjëra të thjeshta, por është pjesë e futbollit. Kemi rënë shumë herë dhe jemi ringritur, do ta bëjmë edhe këtë herë.

Melo është rritur pak këtë javë, Bullari dhe Traore kanë bërë ndeshjen e tyre. Tek skuadra ime kush nuk vrapon nuk luajnë, djemtë nuk po bënin atë që i kërkova unë. Myrtaj u fut mirë, pastaj u mundova të çoj Melon sepse është më shumë taktik. Duhet t’i jepja më shumë intensitet lojës.

Lajme të tjera |  FOTO/ Nuk siguruan Superioren, por morën “dhuratë” nga FSHF, njihuni me stadiumin e ri të klubit të njohur

Ne shikojmë ndeshje të Real Madridit dhe Milanit dhe ka gabime. Shumë herë dhe situata në këto minutazhe janë partikularë. Kemi gabuar, ne kërkojmë gjithmonë kërkimin e pasimit. Më pëlqen një ekip që luan futboll, nuk i qortoj djemtë për pjesën e pasimeve. Jam trajner dhe është e thjeshtë të them që duhet të prisnim. Ne jemi një ekip që luajmë me agresivitet dhe me presing. Presioni duhet të jetë gjithmonë për lojtarët, Traore nuk po i bënte ato që i kërkova ndaj e ndryshova.

E kishim përgatitur këtë ndeshje të luanim në hapsirë. Duke qenë se kundërshtari kishte tre mesfushorë vuante në hapsirë, pjesën e dytë e bëmë mirë. Në të parën më pëlqeu agresiviteti i sulmuesve. Çdo ndeshje është e rëndësishme, edhe ne kemi bërë një ecuri të rëndësishme. Kemi qenë dhe pak pa fat në ndeshjet e kaluara, por përpara kemi dhe 5 finale. Do kërkojmë të bëjmë lojën tonë të qetë. Unë besoj te djemtë e mi dhe që do japin maksimumin, në këto 5 ndeshje edhe 100% ndoshta nuk mjafton”, u shpreh Moriero.

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

FocusNews © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Contact Us