Kërcënimi i gjyqtares Arnisa Këlliçi, Garda përforcon masat e sigurisë

Garda e Republikës ka marrë masa të menjëhershme për gjyqtaren Arnisa Këlliçi. Top News bën me dije se masat e sigurisë për Këlliçin janë shtuar, pas marrjes së informacioneve në rrugë operative.

Informacionet sugjerojnë se ka një bashkëpunim mes një klani magjistratësh dhe elementëve të krimit të organizuar, të cilët dyshohet se kërcënojnë sigurinë e gjyqtares. Disa ditë më parë, gjyqtarja ka kërkuar mbrojtje të veçantë.

Në kërkesë ajo ka zbuluar edhe emrin e personit që dyshohet se e ka kërcënuar dhe bëhet fjalë për prokurorin Adriano Dyrmishi. Ajo ka thënë se i kanë ardhur 2 kërcënime. Njëri prej tyre është nga prokurori Dyrmishi, i cili është pjesë e prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë. Gjyqtarja Arnisa Këlliçi ka deklaruar se kërcënimi nga ana e Dyrmishit i ka ardhur në mënyrë të tërthortë përmes kancelarit të gjykatës dhe se ditën që ka ndodhur, prokurori Dyrmishi ka qenë në zyrën e tij.

Lajme të tjera |  Deputeti i ri i PS-së: 4 mandatet e Ramës nuk janë anomali, edhe Merkel ka qenë 4 mandate

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us