Gazetari Artan Hoxha ka folur në lidhje me kërcënimin ndaj një prokurori ku u shpreh se situate mbetet shqetësuese por theksoi se prokurorët, gjyqtarët dhe familjarët e tyre janë më të mbrojtur dhe se vetë kryeministri i Shqipërisë.
I ftuar në emisionin Të Paekspozuarit, Artan Hoxha shtoi se personat më të prekur nga eksponentët e krimit janë policët të cilët paguhen më pak dhe janë më të ekspozuar ndaj atentateve. Ai tha se kreu i Policisë së Shtetit Muhamet Rrumbullaku paguhet tre herë më pak se një Oficer i Policisë Gjyqësore.
“Emrin e prokurorit nuk e ka dhënë as zoti Dumani. Madje pati një reagim nga SPAK për të treguar që kjo është pjesë e punës. Çështja u mediatizua dhe u politizua. Reagoi i pari Basha. Por, kur krahasoj kërcënimit nëpërmjet rrjetit telefonik që i bëhet prokurorit, dhe kërcënimit me 100 plumba ndaj oficerit, jemi në situatë krejt tjetër. Ka 325 dëshmorë nga policia e shtetit dhe asnjë prokuror dhe gjyqtar të rënë në krye të detyrës. Heronj deri tani ka patur policia.
A është shqetësuese që kërcënohen? Sot ata kanë mbrojtjen më të madhe, edhe se kryeministri. Edhe familjet e tyre lëvizin me eskortë. Kanë mbrojtje ligjore, rroga të larta, janë më të paguarit. Sot Muhamet Rrumbullaku, paguhet tre herë më pak se oficeri i policisë gjyqësore. Kurse polici e ka rrogën 520 mijë lek të vjetër.
Nëse krimi i organizuar kërcënon prokuror dhe gjyqtarë, janë vetëm në fazën e fillimit, sa më shumë të ashpërsohet drejtësia… Kur të ngelen në dënimet maksimale dhe t’ju sekuestrojnë pronat, atëherë nisin goditjet.
Kur u godit prokuroria italiane dhe gjyakta? Kur goditi fort Coza Nostra. Deri në këtë moment, jemi në situatë ende ku bosët mendojnë se mund të menaxhojnë çështjet kundër tyre. Shkojnë jashtë, rrinë në Dubai, Stamboll, Skandinavi, Amerikë Latine. Mendojnë se mund të vazhdojnë narkotrafikun dhe të negociojnë për dënime sa më të ulëta. Meqenëse jemi te ekstradimet, në datën 17 janar, doli lajm me bujë që u arrestua personi Julian Meçe. Ka qenë drejteus i Range Rover kur iu bë atentat Plarent Dervishit. Mbas kësaj ngjarje, në nëntor ka ndodhur atentati ndaj prokurorit Arjan Ndoja, ku mbeti i vrarë shoferi. Julian Mece u shpall në kërkim, u dha me bujë që do ta sjellim në Shqipëri. Sot, Julian Mecaj është i lirë, është liruar nga polica e Emirateve, është lejuar të vazhdojë jetën i lirë dhe qetësish”, tha Hoxha.