Një 26-vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia pas akuzave për shantazh dhe dhunë në familje. Mediat italiane raportojnë se 26-vjeçari shqiptar përdorte shpesh dhunë mbi motrën dhe tre fëmijët e saj të vegjël.
Së fundmi 26-vjeçari kishte nxjerrë thikën dhe kishte kërcënuar të motrën në sy të tre djemve të saj më i madhi 12-vjeç dhe më i vogli 4 vjeç, duke ju thënë se do t’;i vriste nëse nuk i jepnin lekët.
“Hesht, mos fol, përndryshe do të të pres fytin”-kërcënonte i riu.
Gruaja e cila është larguar nga shtëpia me tre fëmijët e saj ka lajmëruar policinë në gjendje shoku. Kur mbërriti policia, i riu ishte ende në shtëpi. Para oficerëve ai pranoi se kishte humbur kontrollin për shkak të refuzimit të motrës për t’i dhënë para për të blerë cigare.
34-vjeçarja tha se kishte pësuar më shumë se një sulm në periudhën e fundit, të cilat ndodhën kur burri i saj nuk ishte në shtëpi. Vëllai i saj, të cilin ajo e kishte pritur që nga mesi i dhjetorit, nuk punonte dhe kërkonte vazhdimisht para. Për shkak të këtyre shpërthimeve të pakontrolluara të zemërimit ai ishte shtruar dy herë në Qendrën e Shëndetit Mendor.