Hassan Nasrallah, lideri i Hezbollah ka mbajtur një fjalim të gjatë përpara një turme të entuziazmuar. Ai e përshkroi vrasjen e djeshme të zëvendës-shefit të Hamasit Saleh al-Arouri në Bejrut, si të rrezikshme.
Ai shtoi: “Është hera e parë që ndodh diçka e tillë që nga viti 2006”. Në këtë vit pati luftë mes Hezbollahut dhe Izraelit. Nasrallah iu drejtua ministrit izraelit të mbrojtjes, duke thënë se ai nuk do të jetë në gjendje të arrijë qëllimet e tij të luftës. “Ne nuk kemi frikë nga lufta. Ata që mendojnë të shkojnë në luftë me ne, do të pendohen. Lufta me ne do të ketë një kosto shumë të lartë”, deklaroi Nassrallah.
Ai theksoi gjithashtu se nëse Izraeli bën luftë kundër Libanit, atëherë pasojat mbi shtetin izraelit do jenë të rënda. Nasrallah e përfundoi fjalën e tij duke thënë: “Krimi i djeshëm nuk do të mbetet pa u ndëshkuar”. Zv shefi i Hamasit, Saleh al Orouri u vra gjatë ditës së djeshme në Liban. Në lidhje me këtë krim, Hezbollahu akuzon Izraelin.