Mbrëmjen e djeshme është zhvilluar mbledhja e Komitetit Drejtues Kombëtar të Partisë së Lirisë. Mbledhja nisi me batuta sapo kreu i PL-së hyri në sallë dhe po përshëndeste të ftuarit, mes tyre edhe deputeten njëkohësisht bashkëshorten e tij, Monika Kryemadhin. Teksa po i jepte dorën Meta ka shkëmbyer batuta me Elona Gurin dhe me Kryemadhin.
Meta: Ooo paskemi mysafire, paska ardhur Lona, kemi një muaj e gjysëm pa u parë.
Guri: Ne jemi të shtëpisë.
Sapo Meta është ulur në tryezë për të nisur fjalimin, Kryemadhi ka kërkuar informacion nëse ka link për të ndjekur mbledhjen online.
Meta: T’i plotësohet çdo kërkesë zonjës Kryemadhi, në veçanti Lonës, kemi 20 vite që investojmë për mendimin ndryshe.