Kërkesa e Monika Kryemadhit në mbledhje, Meta: Ti plotësohet çdo kërkesë, në veçanti Lonës

Mbrëmjen e djeshme është zhvilluar mbledhja e Komitetit Drejtues Kombëtar të Partisë së Lirisë. Mbledhja nisi me batuta sapo kreu i PL-së hyri në sallë dhe po përshëndeste të ftuarit, mes tyre edhe deputeten njëkohësisht bashkëshorten e tij, Monika Kryemadhin. Teksa po i jepte dorën Meta ka shkëmbyer batuta me Elona Gurin dhe me Kryemadhin.

Meta: Ooo paskemi mysafire, paska ardhur Lona, kemi një muaj e gjysëm pa u parë.

Guri: Ne jemi të shtëpisë.

Sapo Meta është ulur në tryezë për të nisur fjalimin, Kryemadhi ka kërkuar informacion nëse ka link për të ndjekur mbledhjen online.

Meta: T’i plotësohet çdo kërkesë zonjës Kryemadhi, në veçanti Lonës, kemi 20 vite që investojmë për mendimin ndryshe.

Lajme të tjera |  Këmbimi valutor 1 korrik/ Me sa blihen e shiten dollari dhe euro, çfarë ndodh me monedhat e tjera

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us