Kërkohet fitorja në transfertë, njihuni me STATISTIKAT e duelit Letoni – Shqipëri

Pas barazimit me Serbinë, Kombëtarja shqiptare do të luajë në transfertë ndaj Letonisë. Duel ky që do të zhvillohet në orën 20:45 në “Skonto Stadions”.

Kuqezinjtë do të tentojnë fitoren në transfertë, pasi çdo rezultat tjetër do të ishte fatal për ekipin e Sylvinhos. Në historinë e tyre, këto 2 ekipe janë përballur mes tyre 5 herë.

Por ajo që bie në sy është se kuqezinjtë nuk ia kanë dalë të fitojnë asnjërën prej tyre. Janë ndalur 5 herë në barazim me Letoninë. “Djemtë” tanë kanë mundur të shënojnë 6 gola, teksa po kaq gola janë pësuar.

Dueli i sotëm është histori tjetër dhe Kombëtarja do të hyjë në fushë “all-in” për triumfin për të shpresuar deri në fund të vendi i dytë në gurpin K që të çon në “Play-Off”.

Kërkohet fitorja në transfertë, njihuni me STATISTIKAT e duelit

 

Lajme të tjera |  Barazimet e Shqipërisë, Sokol Kushta sulmon Silvinjon: Kapriço e një arroganti, s’donte të fitonim! Duhet reflektim

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us