Kristjan Asllani mund të largohet nga Interi gjatë kësaj merkatoje vere. Me ardhmjen e Cristian Chivu, minutat për mesfushorin e Kombëtares me shumë gjasa janë reduktuar edhe më shumë.
Kështu largimi i tij nga zikaltërtit do të jetë i pashmangshëm. Fiorentina është skuadra që po këmbëngul për shëbimet e shqiptarit. Ekipi “vjollcë” kërkon Asllanin për t’i besuar “çelësat” e mesfushës për sezonin e ri.
Drejtuesit besojnë te “regjisori” shqiptar dhe për këtë do të tentojnë transferimin e tij. Duke parë interesimin e rivalëve, Interi i ka vendosur çmim liderit të Kombëtares.
Nga mediat italiane mësohet se zikaltërtit kërkojnë 14 milionë euro për të lënë të lirë Asllanin. Ky i fundit në këtë sezon me Interin ka luajtur në 35 ndeshje në të gjitha turnet që ka marrë pjesë. Ndërkohë ka shënuar 3 gola dhe ka dhuruar edhe 2 asiste, duke qenë në fushë për 1.592 minuta.