Kërkohet nga Real dhe City, Bayern vendos për Jamal Musialan

Jamal Musiala është një nga lojtarët që kërkohet nga disa skuadra. Interesimet e shumta për shërbimet e tij kanë bërë që te Bayern Munich të lëvizin “gurët”.

Drejtuesit kanë nisur punën për rinovimin e kontratës me talentin gjerman. Musialës kontrata aktuale i përfundon në fund të sezonit të 2026 dhe për këtë bavarezët do të marrin masa.

21-vjeçari shihet një elemnt kyç për formacionin e Bayern në vitet e ardhshme dhe sipas gazetarit Florian Plettenberg së shpejti palët do të nënshkruajnë një marrëveshje të re mes tyre. Rinovimi me shumë gjasa pritet të bëhet për 4-5 vitet e ardhshme, ku lojtari në sezon do të përfitonte 125 milionë euro.

Lajme të tjera |  “Plas” te Interi, Lautaro sulmon ashpër Çalhanoglun: Ai që nuk dëshiron të qëndrojë…

Me lëvizjet e fundit në kampin gjerman me siguri janë mërzitur në Spanjë dhe Angli. Kjo pasi siç dihet Real Madrid dhe Manchester City e kanë në fokusin e tyre dhe duket se Bayern Munich me rinovimin do t’u bëjë “bllokadë”.

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us