Vllaznia dhe Dinamo do të përballen mbrëmjen e sotme në “Arenën Kombëtare” në orën 20:00. Sfida mes kryeqytetasve dhe ekipit shkodran është e para gjysmëfinale për “Final 4”.
Në prag të nisjes së këtij takimi të rëndësishëm, Dinamo ka bërë një kërkesë për të gjithë tifozerinë e klubit që të jenë të pranishëm sonte në stadium.
“Sonte ju presim në Arenën Kombëtare!
Mos harroni të blini biletat në sektorët e rezervuara për tifozerinë dinamovite.”, shkruan Dinamo në faqen e tyre zyrtare.