Kërkoi pafajësi për vrasjen e Gazmend Çollakut, burg përjetë për Denis Shtrazën

Gjykata e Lartë ka lënë në fuqi dënimin me burg përjetë, Denis Shtrazën, i cili është shpallur fajtor ëpr vrasjen e Gazmend Çollakut në Durrës. Në Gjykatën e Lartë, një Kolegj Penal vendosi të mos pranojë kërkesën e tij për Apel, duke konfirmuar edhe njëherë dënimin e tij përjetë. Sipas gazetarit Armand Bajrami, vendimi ndaj Shtrazës u mor nga gjyqtarët e lartë Ilir Panda, Sokol Binaj e Sandër Simoni.

Mbrëmjen e 6 Janarit, në qendër të Durrësit u rrëmbye nga disa persona Gazmend Çollaku. Ai u gjet të nesërmen i pajetë në fshatin Murqin të Krujës, i lidhur dhe i qëlluar nga disa plumba në kokë. Për të njëjtën ngjarje, Prokuroria ngriti dyshime edhe ndaj Ervin Dalipajt, ish-oficeri i policisë që u ekzekutua në një atentat mafioz në prill 2017, pranë Sukthit, ndërkohë që ishte në kërkim nga drejtësia.

Lajme të tjera |  "Jemi bërë si Rusia e Putinit..."/ Debat mes Bushatit dhe deputetit të PS, Bido: Këtu erdhën drejtuesit e Evropës!

Një nga provat që “vulosi” fajësinë e Shtrazës ishte njolla e gjakut e Gazmend Çollakut që u gjet në një automjet “Mercedes Benz ML”. Ndaj Prokurori doli në përfundimin se Çollaku dhe më pas është vrarë. Gjatë leximit të pretencës, prokurori Besnik Muçi tha ngjarja ishte paraprirë nga një konflikt mes Shtrazës e Çollakut. Në vitin në vitin 2013 Shtrazës i ishte bërë një atentat, ngjarje për të cilën, Shtraza ishte shprehur se nuk do t’ia harronte sa të kishte jetë. Por para gjykatës i ka mohuar akuzat e ngritura ndaj tij. Megjithatë Gjykata ka vendosur ndryshe.

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us