Kërkojnë kualifikimin përballë Bayern Munich, te Inter nisin të festojnë (ARSYEJA)

Inter mori një fitore të madhe në transfertë, në çerekfinalen e parë të Champions League përballë Bayern Munich. Zikaltërit fituan 1-2, duke u afruar kështu me gjysmëfinalen.

Sikur të mos mjaftonte kjo fitore e rëndësishme, Inter ka marrë një tjetër lajm të mirë. Anësori i majtë, Federico Dimarco është rikthyer në stërvitje me ekipin.

Kërkojnë kualifikimin përballë Bayern Munich, te Inter nisin

Federico Dimarco

Italiani ka kryer gjysmën e seancës, por duket se ka lënë pas problemet. Ai nuk ëshë më i dëmtuar dhe me shumë mundësi do të jetë në fushë për sfidën e kthimit ndaj bavarezëve.

Kujtojmë që ndeshja Inter  – Bayern Munich do të zhvillohet më 16 prill. Sfida që do të luhet në stadiumin “San Siro”, nis në orën 21:00.

Lajme të tjera |  VIDEO/ E PABESUESHME në Turqi, bomberi Rey Manaj humb penalltinë

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

FocusNews © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Contact Us