Kërkon mandatin e dytë, voton kryeministri Albin Kurti: Bëni zërin tuaj të dëgjohet

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, ka hedhur votën e tij ditën e sotme (9 shkurt) për zgjedhjet Parlamentare në Kosovë, ndërsa ka qenë i shoqëruar edhe nga bashkëshortja e tij.

“Në këtë mot me diell, në zgjedhjet e para të rregullta parlamentare. I falenderoj qytetarët që kanë votuar deri në këto çaste. Inkurajoj këdo që të ushtrojë të drejtën demokratike, për ta bërë zërin të dëgjohet“, tha Kurti.

Zgjedhjet e fundit parlamentare në Kosovë janë mbajtur më 14 shkurt të vitit 2021. Ato u fituan nga Lëvizja Vetëvendosje e drejtuar nga Albin Kurti, me mbi 50 për qind.

Në Kosovë mbahen sot zgjedhjet parlamentare, të parat të rregullta që nga shpallja e pavarësisë më 2008. Në garë janë 28 subjekte politike dhe një kandidat i pavarur, si dhe katër kandidatë për kryeministër: Albin Kurti nga LVV-ja, Bedri Hamza nga PDK-ja, Lumir Abdixhiku nga LDK-ja dhe Ramush Haradinaj nga koalicioni AAK-Nisma dhe partnerët e tjerë.

Pas përfundimit të procesit të votimit, në 941 qendra të votimit, do të nisë numërimi i fletëvotimeve për subjektet politike, gjë që mundëson publikimin e shpejtë të rezultateve paraprake.

Lajme të tjera |  "Fitoi ndaj regjimit të Ajatollahëve"/ Berisha uron Trump për Pavarësinë e SHBA: Amerika ka bërë më shumë se kushdo për lirinë e kombit shqiptar

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us