Flamur Noka ishte i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, ku deklaroi se një nga strategjitë e opozitës në këtë fushatë është vendosja e kapeleve me numrin 1, duke filluar nga Sali Berisha.
Ylli Rakipi: Flamur tani këta kanë vënë të gjithë kapele, vetëm ti ke mbetur pa kapele. Edhe doktorit ia vunë një. Kjo puna e kapeles është këshillë e LaCivitës? Po ti pse nuk e vë?
Flamur Noka: Ylli, strategjia e fushatës është strategji fushate. Por shqiptarëve nuk u intereson fare strategjia. Shqiptarëve u intereson kush flet për ta. Kjo është arsyeja se të majtët nuk dalin nëpër studio. E kanë braktisur. Kapelja është çështja strategjie. Doktorit i shkon shumë.
Andi Bushati: Preu flokët se ditët e para që nuk ishte përgatitur për kapele nuk i shkonte. LaCivita e ka vendosur kapelen, por jo qethjen…
Ylli Rakipi: Qethja u diskutua këtu.
Flamur Noka: Sidoqoftë njëshi ngelet njësh. Prandaj i shkon kapelja njëshit.
Andi Bushati: Kanë bërë testim dhe kanë pyetur njerëzit, ASHM e dini ç’ështe? Jo kanë thënë. Për të identifikuar njëshin është e thjeshtë.
Flamur Noka: Pse nuk vijnë ata? Nuk vijnë se nuk kanë çfarë thonë. I ka urdhëruar Rama. Mund të dalë një rilindas këtu, duke filluar nga Rama dhe të flasë për çfarë? Cfarë ka bërë 12 vjet? Më thoni cfarë kanë bërë që të mbahet mend? Më thoni një pikë të programit të 2013 të PS të jetë realizuar? Do flasin për Vilma Nushin?