Kiara nga Shqipëria ndez skenën e Sanremo Junior, kualifikohet në finale

11-vjeçarja Kiara Ibraj, nga Lezha, është zgjedhur në mesin e 24 finalistëve të Sanremo Junior në Itali. Ajo ka nisur të këndojë qëkur ishte 4 vjeç duke ndjekur dhe kurse kantoje. Puna dhe lodhja që në moshë të vogël duket që është shpërblyer, pasi 11-vjeçarja ka “çuar” Shqipërinë në “Sanermo Junior”.

Mbrëmjen e djeshme ajo është ngjitur në skenën e “Sanermo Junior” dhe ka performuar këngën “Never Enough” nga Loren, dhe zëri i saj i mahniti të gjithë.

E veshur me një kostum të bardhë, Kiara Ibraj u ngjit në skenë dhe mahniti të gjithë të pranishmit me zërin e saj në këtë konkurs për grup moshat 6 deri në 15 vjeç, duke bërë krenarë të gjithë shqiptarët.

Lajme të tjera |  Dosja Partizani, shtyhet gjyqi në GJKKO për Berishën dhe Malltezin

Tashmë ajo do të jetë pjesë e garës në finale e madhe.

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us