Kim Jong Un braktis planet për bashkim mes dy Koreve: Janë armiqtë tanë kryesorë

Udhëheqësi i Koresë së Veriut Kim Jong Un ka thënë se bashkimi me Jugun nuk është më i mundur dhe se kushtetuta duhet të ndryshohet për ta cilësuar atë si “armikun kryesor”. Kim tha gjithashtu se tre organizata që merren me ribashkimin do të mbyllen, raportoi media shtetërore KCNA. Presidenti i Koresë së Jugut tha se do të përgjigjet “shumë herë më fuqishëm” ndaj çdo provokimi nga Veriu. Dy Koretë janë ndarë që nga përfundimi i Luftës Koreane në 1953.

Ata nuk nënshkruan një traktat paqeje dhe prandaj kanë mbetur teknikisht ende në luftë që atëherë. Në një fjalim të mbajtur në Asamblenë e Lartë Popullore, Parlamenti i Koresë së Veriut, Kim tha se kushtetuta duhet të ndryshohet për të edukuar koreano-veriorët se Koreja e Jugut është “armiku kryesor dhe armiku kryesor i pandryshueshëm”. Ai tha gjithashtu se nëse një luftë shpërthen në gadishullin Korean, kushtetuta e vendit duhet të pasqyrojë çështjen e “pushtimit”, “rimarrjes” dhe “inkorporimit” të Jugut në territorin e tij.

Lajme të tjera |  "E ke vajzën e bukur, do e marrim ne", çfarë ndodhi me Vokshin dhe Xhabaftët në Vorë më 11 maj

Kim, i cili zëvendësoi babanë e tij, Kim Jong-il, si udhëheqës të Koresë së Veriut në vitin 2011 tha se Veriu “nuk donte luftë, por ne gjithashtu nuk kemi ndërmend ta shmangim atë”, sipas KCNA.

Ai tha se po merrte një “qëndrim të ri” për marrëdhëniet veri-jug, i cili përfshinte shpërbërjen e të gjitha organizatave të ngarkuara me ribashkimin. Duke folur me kabinetin e tij të martën, presidenti i Koresë së Jugut, Yoon Suk Yeol tha se nëse Veriu kryen një provokim, Jugu “do të hakmerret shumë herë më fuqishëm”, duke treguar “aftësitë dërrmuese të reagimit” të ushtrisë së Koresë së Jugut.

Dr John Nilsson-Wright, i cili drejton Programin e Japonisë dhe Koresë në Qendrën për Gjeopolitikën e Universitetit të Kembrixhit, i përshkroi komentet e Kim si “të paprecedentë” dhe tha se ishte “shumë e pazakontë” që një udhëheqës koreano-verior të largohej nga politika e bashkimit.

Lajme të tjera |  E shtuna për plazh, si parashikohet moti për sot! Temperaturat deri në 36 gradë Celsius

“Nuk është e pazakontë që marrëdhëniet mes Veriut dhe Jugut të ftohen, por kjo e ka çuar marrëdhënien në një drejtim tjetër”, tha ai për BBC.

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us