Kirurgu Edvin Prifti: Ka pasur plane për të më eliminuar fizikisht mua dhe fëmijët e mi

Disa ditë pas publikimit të dokumenteve të përgjimit nga SPAK në dosjen e tij, kirurgu Edvin Prifti ka publikuar një tjetër dokument të transkriptit të përgjimit të komunikimit të tij me të afërmin e një pacienti.

Në komunikim, ipersoni i kërkon Priftit që ta operojë të afërmin e tij duke i ofruar një shpërblim ndërkohë ai i përgjigjet se nuk kanë asnjë detyrim dhe se nuk do pranojë asnjë lloj shpërblimi.

Në statusin në Facebook, Prifti, i cili akuzohet për korrupsion dhe pastrim parash nga SPAK, shkruan se do të evidentojë gjithçka në mënyrën më transparente të mundshme. Ai thotë se në vijim do të nxjerrë përgjime që tregojnë sesi tentohej të inflitronin kriminelë për të inskenuar dhënien e parave apo për ekzekutimin fizik të atij vetë dhe fëmijëve të tij.

Lajme të tjera |  Çoi bashkëshorten drejt v*tëvrasjes, zbardhet dëshmia e fëmijëve të Xhemal Lokës në gjykatë!

“Pergjim zyrtar Spak 2021, Nr.2

Ne vazhden e autohetimit qe po i bej vetvetes dhe pergjimeve te furnizuara nga Spak qe mu mbajten sekret hetimor per tre vjet po ju paraqes nje rast te dyte se si ju jam pergjigjur njerezve te ndryshem ne nevoje. Mesa duket nuk e kam thene mjaftueshem qe ne Qsut ska asnje detyrim financiar?!

Gjithshka do jua evidentoj ne menyren me transparente te mundshme. Kam hequr numrin e telefonit te bashkebiseduesit si dhe emrin per etike!  Te tjera pergjime se si tentohej te infiltrohen kriminele per te inskenuar dhenie parash, apo plane per ekzekutimin tim fizik dhe te femijeve te mi te mitur do ju jepen ne vazhdimesi. Sigurisht vrasja apo tentativa per vrasje nuk eshte kompetence e Spak, prandaj qe nuk eshte hetuar mesa duket?”, shkruan Prifti.

Lajme të tjera |  Spastrimi i Gazës/ Analiza e CNN: Pse plani befasues i Trump është ideja më absurde në historinë e Lindjes së Mesme

Kirurgu Edvin Prifti: Ka pasur plane për të më eliminuar

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us