“Kisha kohë pa parë një kampionat të tillë”, Ernest Gjoka pas barazimit: Ky është futbolli, na u prishen edhe balancat

Skënderbeu nuk shkoi më shumë se barazimi 0-0 me Egnatian në transfertë. Pas këtij barazimi ka folur Ernest Gjoka.

Timonieri i korçarëve ka theksuar se futbolli është i tillë dhe se skuadra luftoi. Kampionati shumë i luftuar, ku gjithçka do të vendoset në javën e fundit.

“Barazimi? Ky është kampionati. Kisha kohë pa parë një kampionat të tillë, ku është gjithçka e hapur deri në javën e fundit. Kishim rastet tona, edhe kundërshtari kishte të tijtë, por me pak fat mund të kishim marrë 3 pikët. Ky është futbolli.

Ishte ndeshje e përgatitur në disa mënyra. Nuk mund të bësh vetëm presion, herë pas herë bënim edhe frymëmarrje. Disa momente ishte edhe kundërshtari na vuri në vështirësi, janë skuadër cilësorë. Futbollistët e interpretuan mirë sfidën.

Mund të bënit më mirë në mbrojtje? Ndoshta duhet ta kishim bërë në disa momente. Donim të shkonim drejt fitores. Dhe kur diçka e kërkon patjetër, prishen edhe balancat”, ka përfunduar timonieri i kroçarëve.

Lajme të tjera |  “Kokë më kokë” për mbijetesën, Tirana di si të fitojë përballë Teutës

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

FocusNews © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Contact Us