“Kishim më shumë se 20 raste”, Andrea Agostinelli gjen “fajtorin” për humbjen: Nuk kishim fat, por jam krenar për ekipin

Flamurtari nuk ia doli të merrte pikë ndaj Vorës. Kuqezinjtë u mposhtën 3-2 nga Vora dhe në këtë mënyrë dorëzojnë vendin e parë në tabelën e klasifikimit.

Pas sfidës Andrea Agostinelli ka folur, ku ka theksuar se skuadra e tij sot nuk kishte fat. Ndër të tjera nënvizoi se është shumë krenar për ekipin dhe se kampionati është shumë i gjatë.

“Humbja? Ishte një ndeshje që nuk patëm fat. Në 20 minutat e para nuk ishim mirë. Skuadra tregoi karakter dhe kjo më bvën të ndihem mirë.

Jeni i mërzitur për neglizhencën te goli i 3-të? Sigurisht jam shumë nervoz. Po jam shumë i zhgënjyer dhe për arsyen se si e morëm golin e 3-të.

Çfarë i thatë skuadrës në minutat e fundit?Donim ta fitonim ndeshjen dhe sulmuan. Sulmuam mbi 20 herë. Ekipi po shkonte mirë pas 2-2 dhe nuk mendova të tërhiqja ekipin. Unë luaj gjithmonë për të fituar dhe këtë kërkova edhe sot.

Bëmë pjesën e dytë në fushën e Vorës dhe golin e hëngrëm me një gol të gjatë. Luajtëm një futboll të mirë dhe humbëm shumë raste. Unë jam krenar për ekipin dhe kampionati është shumë i gjatë”, ka përfunduar timonieri i kuqezinjve.

Lajme të tjera |  VIDEO/ Mjafton goli i talentit spanjoll, Real Madrid “likuidon” Juventusin dhe shkon në çerekfinalen e Botërorit të Klubeve

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us