Kishte shkuar për punë sezonale në Greqi, humb kontaktet me familjarët 62-vjeçari


Një 62-vjecar nga qyteti i Ersekës, por emigrant në Greqi ka humb kontaktet me familjarët pasi i kishte njoftuar se do kthehej në Ersekë.

Në kontaktin e tyre të fundit ai ju kishte rrëfyer se do të udhëtonte drejt Ersekës nëpërmjet malit të Gramozit por pas asaj telefonate 62-vjeçari nuk ka kontaktuar më me familjarët e tij.

Familjarët janë të frikësuar nga fakti që në këtë udhëtim 62-vjecari me iniciale N. Zh., nuk e ndihmonin fort kushtet atmosferike për shkak të reshjeve të dëborës, ngricave dhe të ftohtit.

Policia ndërkohë është vënë në kërkim të tij duke kontaktuar edhe me shtetin Grek nëse ekziston mundësia e kthimit mbrapsht, në të kundërt kërkimet do të nisin edhe në malin e Gramozit.

Lajme të tjera |  Të lirë nga tirania pas 50 vjetësh/ Rebelët marrin Damaskun, Observatori Sirian për të Drejtat e Njeriut: Assad është larguar nga vendi

60-vjecari kishte shkuar për punë sezonale në Greqi.

“Më datë 25.11.2023, në Komisariatin e Policisë Kolonjë ka bërë kallëzim shtetasi I. Zh., 26 vjeç, banues në Ersekë, Kolonjë, i cili ka deklaruar se më datë 23.11.2023, ka humbur kontaktet me babanë e tij shtetasin N. Zh., 62 vjeç, i cili sipas deklarimit të djalit, po kthehej nga Greqia në drejtim të Shqipërisë, nëpërmjet kufirit të gjelbër. Po punohet për gjetjen e tij”, njofton policia.

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us