Në një deklaratë të fortë gjatë emisionit “Dekalog” nga Roland Qafoku në Dritare TV, komentatori i njohur sportiv Dritan Shakohoxha e cilësoi përballjen Shqipëri–Serbi në Tiranë jo thjesht si një ndeshje futbolli, por si një “natë historike për kombin shqiptar”.
“Po sigurisht që nuk është një ndeshje thjesht futbolli. Jemi realisht në një natë historike për kombin shqiptar, jo thjesht ndeshje e futbollit.
Kjo është një përballje me ata të cilët i kemi pasur edhe i kemi ende marrëdhëniet më më të këqija.
Ne shqiptarët nuk kemi armiq, nuk bëjnë armiq. Por këta janë më të poshtrit që na kanë ardhur për të marrë pjesë”, deklaroi Shakohoxha, duke theksuar se shqiptarët nuk kanë natyrë armiqësore, por kjo përballje mbart peshë historike dhe emocionale.