“Kjo fitore është fryt i sakrificës”, Inzaghi pas kualifikimit të Interit: Na u desh të luanim dy ndeshje të shkëlqyera

Pas 180 minutave të ‘ashpra’ në Mynih dhe Milano, Interi arriti të kualifikohet në gjysmëfinale të Champions League pas një rezultati të përgjithshëm ndaj Bayernit 4-3. Trajneri i zikaltërve ka folur për mediat italiane pas kualifikimit të ekipit të tij në fazën tjetër.

“Ishte një mbrëmje e bukur, me tifozët tanë dhe në stadiumin tonë kundër një ekipi shumë të fortë. Na u desh të luanim dy ndeshje të shkëlqyera, dhamë gjithçka dhe po ecim përpara në këtë sezon të gjatë dhe të vështirë. Bëmë 4 vote duke ditur që kishim një ekip të madh pavarësisht vështirësive, fillimisht duhej të rregullonim disa gjëra për të fituar më pas.

Bayerni gjithashtu luajti dy ndeshje të shkëlqyera, ne e donim dhe e shijuam atë fitore, frytin e sakrificës. Ishim mirë, ndihmuam njëri-tjetrin dhe kjo është e vetmja mënyrë për të mposhtur një ekip të këtij niveli”, shprehet Inzaghi.

Lajme të tjera |  “Broja është lojtar që mund t’i krijojë probleme Serbisë”, Ansi Agolli: Ndeshje delikate, do të fitojë ekipi që…

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us