Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump, ka publikuar në platformën e tij “Truth Social” një screenshot të një mesazhi nga sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, i cili shpreh përgëzime për aksionet e tij ndaj Iranit dhe sigurimin e përkushtimit prej 5% të PBB-së në shpenzime mbrojtjeje nga vendet e NATO-s.
Në mesazhin e tij, Rutte shprehet me superlativa për Trump:
“Urime dhe faleminderit për veprimin tuaj vendimtar ndaj Iranit… ishte me të vërtetë e jashtëzakonshme dhe diçka që askush tjetër nuk u guxoi ta bënte”
Mesazhi vazhdon me falënderime për rolin që Trump luajti në shtyrjen e aleatëve europianë për të rritur shpenzimet për mbrojtjen në 5 % të PBB-së deri në 2035, duke nënvizuar se ky është “një moment me të vërtetë i rëndësishëm për Amerikën, Evropën dhe botën.”
Rutte thotë edhe: “Europa do të paguajë siç duhet, dhe kjo do të jetë fitorja juaj.”