Ylli Manjani dhe Kelvis Balliu u përfshinë në një debat të ashpër në lidhje me zgjedhjet e 11 majit.
Duke parë pretendimet e Balliut, Manjani i tha atij se PD-ja është pabesueshme në akuzat për vjedhje në zgjedhje, pasi sipas tij PD-ja duhet të kishte minimalisht letrat e procesit për të dokumentuar saktë vjedhjen që pretendon.
Manjani e quajti të gabuar që PD-ja ia faturon humbjen personave të tjerë, sipas tij duke iu rënë në qafë kot, ndërkohë që nuk fiton që nga viti 2011.
Balliu iu përgjigj se nuk mund të ketë zgjedhje të lira kur, sipas tij, personat me precedentë kriminalë ndërhyjnë në proces, ndërsa policia nuk vepron. Manjani iu përgjigj ashpër duke thënë se policia është neutrale dhe nuk i lejohet ndërhyrja në zgjedhje.
Në vazhdën e debatit në emisionin “NOW me Erla Mëhillin”, Balliu i kujtoi Manjanit periudhën kur ishte ministër i Drejtësisë, duke i thënë: “Po ti pse si ministër kërkove ndërhyrjen e ushtrisë në luftën kundër kanabisit?”
Manjani tha se shumë mirë bëri që e kërkoi, por që është penduar kur kuptoi se si qëndron gjërat.
Pjesë nga debati në studio:
Manjani-Balliut: : Nuk ështe politikë të merresh me emra, por polika është të bësh politikë, të ndërtosh alternative, të bëhesh i besueshëm. Opozita nuk ëshë në gjendje të fitojë zgjedhje, kjo është fakt. Keni harruar të fitoni që nga 2011, nuk fitoni, dhe ia vendosni fajin banditëve ju. Nuk ja ka fajin askush Partisë Demokratike për listat e mbyllura të pista që i pranoi PD. Këta kanë luajtur vetëm për listat e mbyllura. Kush ia ka fajin që bëjnë kompromis me Edi Ramën që sot e shajnë për votën e emigrantëve. Këta nuk i duhen as dreqit. Kjo parti nuk i bën më punë Shqipërisë.
Balliu-Manjanit: Po ti ke qenë ministër i Drejtësisë kur ke kërkuar ndërhyrjen e ushtrisë kundër trafikut të drogës.
Manjani – Balliut: Po mirë, kam bërë mirë, por kur ju pashë që ju ulnit kokën, u bëra pishman. Kur ju shihja që i rrinit drogës te koka dhe merrnit paratë nga droga, u bëra pishman.