Klodian Duro: Hoxha, i vetmi që rrezikoi ndaj Gjeorgjisë. Nuk mund të lihet jashtë një lojtar si Ernest Muçi

Klodian Duro, analizoi në “Klan News” paraqitjet e Kombëtares shqiptare, për dy ndeshjet e muajit shtator në Ligën e Kombeve. Ai tha se Arbër Hoxha, ishte i vetmi që rrezikoi Gjeorgjinë, në fitoren minimale të këtyre të fundit.

Sipas Duros, Shqipëria bëri lojë të mirë, por i mungoi goli, ndërsa u theksoi se duhet gjetur një tjetër zgjidhje për të shkuar te porta.

“Futbolli është një proces, në lëvizje. Koha ka fluturuar për të gjithë. Silvinjo është ai që ka projektin dhe merr vendimet për ekipet. Hoxha u aktivizua nga fillimi dhe bëri shumë mirë. Ishte i vetmi që rrezikoi portën e Gjeorgjisë. Silvinjo i ka grumbulluar pak a shumë të gjithë dhe e ka të qartë panoramën për ata që do të marrë.

Edhe me Gjeorgjinë, unë mendoj se ekipi i Shqipërisë bëri mirë. Ishte në të njëjtin nivel si me Ukrainën. Do të jetë një grup i fortë, sepse janë katër kombëtare që ishin në Europian. E nisëm shumë mirë, ndaj Ukrainës. Pritej që ndaj Gjeorgjisë, të ishte rezultat pozitiv.

Çdo ekip futet në fushë për fitore, por pastaj i kënaqesh asaj që jep fusha. Mendoj se rezultati i drejtë duhet të ishte barazimi. Prodhuam lojë, por munguan gjuajtjet në fortë. Goli vendos ndeshjet. Shqipërisë në këtë ndeshje i mungoi goli, të cilin e gjeti Gjeorgjia. Unë mendoj se grupi jonë është i hapur.

Lajme të tjera |  E BUJSHME/ Shumë pranë Superligës, mbrojtësi i Kombëtares surprizon me të ardhmen

Ne ishim në kushte te barabarta, nuk ka përse të dëgjohet fjala ‘lodhje’. Gjeorgjia u tregua më stabile. Ne na mungoi freskia në mendime për të shkuar te goli. Duhet të krijojmë variante të tjera për të shkuar te porta dhe goli. Nuk mund të shkosh gjithmonë me një taktikë, që ta ka lexuar kundërshtari”, tha ai.

Duro deklaroi se në ndeshje si ajo ndaj Gjeorgjisë, duhej një sulmues si Daku, ndërsa shtoi se nuk mund të lihet jashtë Kombëtares, një lojtar si Ernest Muçi.

“Jam i mendimit që na duhej një sulmues tjetër, siç është Daku. Ka treguar që në ndeshje të tilla, me fuqinë e tij ia del. Nga kjo ndeshje duhet të nxjerrim mësime. Jo çdo humbje vjen për keq. Duhet gjetur rruga për të shkuar te fitorja. Në grupin tonë, çdo gjë është e hapur. Mendoj që zgjidhjet i kemi. Një futbollist si Muçi nuk mund të lihet jashtë kombëtares për të tilla ndeshje. Një lojtar si ai, mund të të zgjidhë ndeshjen”, deklaroi Duro.

Lajme të tjera |  Vetëm në ndeshjen e fundit siguruan pjesëmarrjen në Conference League, UEFA “trondit” Partizanin

Ai e cilësoi si situatë të vështirë, atë me të cilën po përballen Hysaj te Lazio dhe Etrit Berisha, që ka mbetur ka ekip.

“Është një situatë e vështirë, si për Berishën dhe për Hysajn. Sepse përveçse duhet të stërvitesh, duhet të gjesh edhe gjuhën e përbashkët me klubin. Hyjnë në lojë shumë faktorë. Kryesori është rroga e lartë, që Hysaj merr te Lazio. Është një presion i Lazios, për t’i thënë që nëse nuk ul rrogën, do jetë jashtë. Është në një moshë, që duhet ta mendojë mirë edhe anën financiare. Duhet të marrë një vendim, që nuk është i lehtë për të”, u shpreh Duro.

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

FocusNews © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Contact Us