Kuvendi miratoi sot ngritjen e nënkomisionit për Auditimin Publik, që është përkthyer si një mekanizëm për mbikëqyrjen e punës së Kontrollit të Lartë të Shtetit. Për këtë komision u votua me 90 vota pro, 1 abstenim dhe 4 kundër. Komisioni do të drejtohet nga Emilia Koliqi, nga radhët e Partisë Demokratike.